Thomas Strakosha në huazim te Salernitana?

aSport – I biri i Strakoshës, Thomasi, i konsideruar si një talent i vërtetë, mund të huazohet në sezonin e ardhshëm te skuadra e Salernitanës, që do të militojë në Lega Pro (Kategoria e tretë). Ka qenë vetë presidenti i Bardhekaltërve, Klaudio Lotito, ai që ka konfirmuar se disa të rinjë që nuk kanë gjetur hapësira tek skuadra e parë do të kenë mundësi të luajnë më shumë te ekipi në pronësi të presidentit lazial, pra pikërisht në Salerno.

Pas falimentimit, Salernitana e nisi nga kategoria amatore dhe tani ka ngjitur shkallët. Thomasi, këtë sezon është thërritur në stol mbi 10 herë, por s’ka pasur mundësi për asnjë mmoment që të zbresë në fushë.

You must be logged in to post a comment Login