Taulant Xhaka: Më mungon Graniti, babai tifo për mua

aSport – “Derby” në familjen Xhaka do të riluhet sot për herë të herë të dytë brenda pak muajsh. Në qershor Taulanti sfidoi Granitin në sfidën mes Shqipërisë dhe Zvicrës ndërsa sot dy vëllezërit do të sfidojnë njëri-tjetrin në Champions League.

Takimi i të mërkurës mes Arsenal-it dhe Basel-it në “St. Jakob Park” është special për Granitin, i cili rikthehet në shtëpi. Mesfushori i kombëtares zvicerane luajti në Bazel për disa vite (2010-2012), prej aty u largua drejt Bundesliga-s te Gladbah-u dhe këtë verë karriera e tij shënoi një tjetër ngjitje, kur Wenger vendosi ta transferonte në Londër.

“Më mungon shumë Graniti. Folëm sot, por nuk shkëmbyem asnjë informacion për taktikën. Për kë do bëjë tifo babai? Është tifoz i Basel-it prej 25 vitesh, por sido që të shkojë, një nga djemtë do të fitojë”, tha Taulanti gjatë një prononcimi për “Blick”.

You must be logged in to post a comment Login