Tare: Ja ekipi i preferuar shqiptar, kam pasur ofertë për të drejtuar Kombëtaren

Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, dhe aktualisht drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për mikrofonin e Top Channel, lidhur me mundësinë e marrjes së timonit të Kombëtares.
Shtatlarti, ka treguar se ka pasur disa herë ofertë duke treguar , madje me modsesi ai ka thënë se kontribut mund të jepnin edhe ish bashkëlojtarët e tij në Kombëtare.

“Kam pasur disa herë. Për mua është krenari dhe kënaqësi që atë që kam në bagazhin profesional, ta jap për Kombëtaren, për të mirën e futbollit shqiptar. Ka edhe shumë bashkëlojtarë të mi që mund të japin kontribut të madh për futbollin në Shqipëri” ka thënë Tare.

Ndërsa na pyetjet se cili eshte ekipi i preferuar i tij, Tare u shpreh se eshte i lidhur me Partizanin per shkak edhe te familjes, nderkohe qe si vlonjat me origjine ka qene dikur tifoz i Partizanit:
“Jam i lidhur me Partizanin, sepse edhe familja ime është e lidhur. Pastaj është edhe Flamurtari, pasi kam lindur në Vlorë dhe isha tifoz i Flamurtarit të artë, që mundte Partizanin e Beogradit dhe luante me Barcelonën. I ndjek me vëmendje këto dy ekipe, tha ai./asport/

Mediat serbe kujtojnë dronin: I paharruar

Superliga:Kampioni nuk gabon në shtëpi (tabela)