Talentet, Shqipëria grumbullon dy zikaltër

aSport – Armand Rada dhe Riad Krasniqi do të jenë “përfaqësuesit” e ekipeve zinxhirë të Interit në grumbullimin që do të bëjnë specialistë të FSHF-së, të cilët janë në kërkim të talenteve, të cilët një ditë do të jetë pjesë e Kombëtares A.

Inter-i zbuloi ditën e djeshme se në grumbullimin ku do të jetë prezent edhe Tramezzani janë ftuar Armand Rada (mesfushori ka lindur në 1999) dhe Riad Krasniqi (sulmuesi ka lindur në 2001). I pari do t’i bashkohet Shqipërisë U-19 ndërsa i dyti asaj (U-17).

Grumbullimi do të nisë më 7 dhjetor në Kolorno të Peruxhas.

You must be logged in to post a comment Login