Superliga:Kampioni nuk gabon në shtëpi (tabela)

Kampioni aktual, Drita ka arritur fitoren e tretë radhazi , duke mposhtur në shtëpi me rezultat minimal 1:0 Trepçën ’89 nga Mitrovica.

Ndeshja ishte e barabartë, ku edhe mysafirët paten rastet e tyre të shënimit.

Por me konkret u treguan, intelektualët, të cilët në minutën e 59-të në ndeshjes, arritën të shënonin përmes Betim Haxhimusës .

Bardhë e kaltërit, pas kësaj ndeshje ngjiten në pozitën e dytë në renditjen tabelare, me dy ndeshje më pak sesa kryesuesi Ballkani, pas impenjimeve në kupat e Europës. Ndërsa Trepça ’89 ndodhet e pozicionuar në vendin e 5-të me 6 pikë pas 5 ndeshjeve.

Tare: Ja ekipi i preferuar shqiptar, kam pasur ofertë për të drejtuar Kombëtaren

Futbolli në Shqipëri kërkon sponsor