Superliga: Java e derbit Gjilani – Drita

Është publikuar orari i ndeshjeve të superligës për xhiron e 6-të.

Vëmendjen nga kjo xhiro e merr derbi i Anamoravës, Gjilani – Drita, i cili luhet të dielen me fillim nga ora 13.30, shkruan asport.

Xhiro e gjashtë, hapet me ndeshjen Arbëria – Ballkani, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, me fillim nga ora 14.00

Dy ndeshjet e tjera janë të programuara të shtunën, ku Prishtina pret Besën, e Llapi është nikoqir i Drenicës.
Të dielen veç derbit gjilanas, luhet edhe ndeshja tjetër Trepça’89-Ferronikeli.

Publikohen vazot: Mund të kemi përballje Shqipëri – Kosovë

Zyrtare: Lokomotiva Zagreb firmos edhe me një shqiptar