Superliga e Kosovës: Sot luhen 3 ndeshje

Sot nis java e 11-të e superligës së Kosovës në futboll, ndërsa që nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje te tjera. Kampioni aktual udheton drejt Mitrovicës ku e pret përballja me ekipin e Trepçës 89, ndërsa ndeshje mjaft interesante pritet të jetë edhe në Prishtinë ku bardhëekaltërit presin skuadrën simpatike nga Lipjani, Arbërinë.
Ndeshja e fundit për ditën e sotme është ajo mes Besës e Drenicës që luhet në Brestovik të Pejës.
Ndërsa që nesër luhet dy ndeshje derbi Gjilani – Llapi dhe Ferronikeli – Ballkani.
Të gjitha ndeshjet nisin me fillim nga ora 13.30.

Kategoria Superiore, nis sot me derbi

Ish futbollisti i Trepçës ’89, realizon 2 gola në Turqi