Super Berisha, Atalanta merr një pikë në transfertën e Firences

aSport– Vazhdon forma e mirë e portierit të kombëtares, i cili me fitimin e postit të titullarit te Atalanta po rrit edhe performancën e tij. 27 –vjeçari ka qenë në të paktën 3 raste të pastra vendimtar sot me pritjet e realizuara.

I gjithë takimi përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 dhe paraqitja e portierit u përgëzua edhe nga e përditshmja prestigjoze italiane La Gazzetta dello Sport, që cilësoi se “Etrit Berisha i dhuroi një pikë skuadrës së tij përballë Fiorentina-s.”

 

You must be logged in to post a comment Login