Strakosha titullar: “Bukur kur skuadra renditet lart në klasifikim”

aSport– Pret gjuajtjet por edhe komplimentet. Thomas Strakosha, portier i Lazio-s, dje luajti si titullar në fitoren që skuadra e tij arriti ndaj Genoa-s me rezultatin 3-1. I intervistuar pas ndeshjes, 21 vjeçari shqiptar u shpreh:

“E rëndësishme ishte marrja e tre pikëve, më shumë sesa kontributi i secilit prej nesh. Nuk pata presion, sepse skuadra më bën të ndjehem i sigurtë si në stërvitje ashtu edhe gjatë ndeshjeve. Jemi një ekip shumë i mirë dhe duke i marrë takimet me radhë besoj se në fund të vitit do jemi lart në klasifikim. Ne mendojmë të punojmë në fushë e të stërvitemi fort e më pas do shikojmë se ku mund të arrijmë.”

Mbi ndeshjen derbi, shton: “Të gjithë do të donin të luanin ndeshje të tilla, është një përballje ndryshe nga të tjerat. Në dhomat e zhveshjes ka një tjetër atmosferë, fitoret të ndihmojnë e shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Në fund, për objektivat sezonalë pranon: “Të ëndërrosh zonën Champions nuk bën keq, ne duam të arrijmë larg në fund të sezonit. E ardhmja ime? Dua të qëndroj këtu, jam krenar për këto ngjyra. Ëndërroj të fitoj çdo ndeshje me Lazio-n, të tjerat ja lëmë kohës.”

You must be logged in to post a comment Login