Strakosha ndër më të dalluarit në debutimin me Lazio-n

aSport– Paraqitje pozitive për Thomas Strakoshën në ditën e tij të debutimit në Serie A. Portieri i kombëtares shqiptare U-21 luajti si titullar i Lazio-s në ndeshjen ndaj Milan në San Siro. Edhe pse skuadra e tij u mund 2-0, për 21 vjeçarin mediat italiane kanë dhënë  vlerësime mbi mesataren. Notat për Strakoshën nga gazetat më të mëdha të vendit fqinj janë si më poshtë:
 
Corriere dello Sport – 7
Gazzetta dello Sport – 6
Messaggero – 6,5
Repubblica – 6,5

You must be logged in to post a comment Login