Strakosha: Krenar për paraqitjen përballë Empoli-t

aSport – Strakosha i do të gjitha. Kësaj herë portieri i talentuar i Lazio-s ka folur me superlativa për ndeshjen që zhvilloi këtë javë pasi përtej vendit të titullarit ia doli që të ruante rrjetën të paprekur.

“Fituam prandaj mund të buzëqesh! Në pjesën e dytë vuajtëm jo pak por goli i Lulic-it na qetësoi në fund. Jam krenar për paraqitjen e bërë”, tha Strakosha, i cili zbuloi se De Vrij i jepte shumë siguri me prezencën e tij në mbrojtje.

Si për të konfirmuar atë çfarë bëri Strakosha gjatë duelit Lazio-Empoli mjafton të shikosh notat që i kanë vendosur gazetat dhe portalet më të njohura italiane paraqitjes të tij.

E përditshmja më e madhe sportive përtej Adriatikut, “Gazzetta dello Sport”, e vlerësoi 21-vjeçarin e Kombëtares shqiptare me notën 7, një ndër më të lartat e ndeshjes, sikurse “Corriere dello Sport” dhe “Il Messaggero”. Ndëkohë “Sportmediaset” i vendosi notën 6.5, duke e cilësuar si pozitive ndeshjen e “gardianit”.

You must be logged in to post a comment Login