Strakosha kërkon huazim: Dua të bëhem numri një!

Asport- Për të ky është grumbullimi i dytë me skuadrën e parë. Është vetëm 19 vjeç. Vazhdon të rritet Thomas Strakosha, dhe jo vetëm si gjatësi. Mjeshtri me emrin Adalberto Grigioni e bombardon me gjuajtje, e kritikon për gabimet, e përmirëson në teknikë dhe karakter. E njëjta gjë ndodh edhe me të riun tjetër, Guido Guerrieri. Të dy studiojnë lëvizjet e titullarëve, Etrit Berishës dhe Federiko Marketit që janë dy mjeshtra nga duhet të mësohet shumë. Strakosha i studion dhe kthehet përsëri ti përgjigjet në mënyrën më të mirë goditjeve të trajnerit të tij. “Po ecën gjithçka shumë mirë, jemi shumë të kënaqur dhe të motivuar për sezonin e ardhshëm!”, ka siguruar numri një i Under 21 të Shqipërisë duke folur për mediat italiane.

Të shikojmë gjithmonë e më të gjatë: kush janë avantazhet dhe disavantazhet që je zgjatur akoma?

“Tani mjaft më, nuk dua të zgjatem më! (Qesh portieri kuqezi). Nëse rritesh akoma, rrezikon të jesh më pak i shpejtë në lëvizje”.

Grumbullimi i dytë me skuadrën e parë, diferenca krahasuar me një sezon më parë?

“Tani e di shumë mirë sesi punohet, jam gjithmonë e më i motivuar dhe i përqendrruar për të arritur të siguroj një vend në skuadrën e parë”.

Këtu në Auronzo jeni katër portierë, ka konkurrencë?

“Ka konkurrencë, dhe kjo është mëse normale, por është një faktor pozitiv. Jemi të gjithë miq, punojmë në maksimum të gjithë sëbashku”.

Me ty stërvitet edhe Guerrieri, më i vogli në grup por edhe ai në grumbullimin e dytë…

“Është një portier shumë i mirë, përveçse është një njeri i jashtëzakonshëm”.

Sa je rritur si portier në krahasim me sezonin e shkuar?

“Besoj se jam rritur shumë, çdo ditë kërkoj të përmirësohem gjithmonë e më shumë”.

Në çfarë aspekti mund të përmirësohesh akoma më shumë?

“Në gjithçka! Nëse do të isha që tani gati, nuk do të isha portieri tretë. Në të ardhmen dua të bëhem numri një!”

Objektivi juaj për këtë grumbullim?

“Të qëndrroj në skuadrën e parë ose të shkoj të luajë diku tjetër për të bërë eksperiencë”.

You must be logged in to post a comment Login