Strakosha falenderon Lacion, Salernitana më pranë

aSport- Duket se këto janë edhe orët e fundit të Thomas Strakoshas me fanellën e Lacios. Portieri talentuar kuqezi ka përshëndetur Lacion dhe tifozët e saj me një mesazh në profilin e tij në Instagram. Strakosha është tashmë pothuajse një lojtar i Salernitanas në Serie B, ku do të përfitojë eksperiencën e nevojshme.

 

Zyrtarizimi i transferimit të portierit te Salernitana nuk ka ardhur ende, por gjithçka është e mbyllur dhe 20-vjeçari shpheh mirënjohjen e tij për klubin kryeqytetas. Duhet të kujtojmë se Salernitana është një skuadër në pronësi të Klaudio Lotitos, presidentit aktual të Lacios. “Falenderoj Lacion që më jep mundësinë të shkoj të tregoj vlerat e mia për një skuadër me histori. Tani më pret puna e vështirë, përqëndrimi dhe gadishmëria për ekipin. Me ndihmën e Zotit shpersoj të një sezon sa më të mirë si për Salernitanën dhe për Lacion. Një vit i mbarë për të gjithë”, është shprehur portieri i Kombëtares Shpresa, i cili është djali i legjendës së portës shqiptare Foto Strakosha.

 

20-vjeçari ishte pjesë e ekipit të parë të Lacios prej 2 sezonesh, por pa arritur të debutojë për shkak të konkurrencës së madhe me Federiko Marketin dhe Etrit Berishën.

 

You must be logged in to post a comment Login