Statistika: Lituani – Shqipëri, 4 ndeshje të ndërsjellta, asnjë barazim

Lituania e Shqipëria, përballen sonte në Vilnius Stadium . Nëse bazohemi në statistika tek të dy Kombëtaret, gjasat janë 50/50.
Nga 4 ndeshjet e luajtura deri tani 2 i ka fituar Lituania e 2 Shqipëria, asnjëherë nuk ka pasur rezultat të barabartë
Ndonëse vlera e lojtarëve është dukshëm më e madhe për kuqezinjtë, 81 milionë euro karshi 6.4 sosh të baltikëve.

Pjesa më e madhe e lojtarëve të Lituanisë, luajnë në kampionatin vendas, dhe se lojtari më i vlefshëm Lasickas, nuk kalon shifrën prej 600 mijë euro, dhe luan në kampionatin serb, me ekipin Vazdovac, përkundër Shqipërisë  që pothuajse 100% të fondit të lojtarëve, bazohet tek legjionarët.

Mosha mesatare e skuadrës së Lituanisë është më e lartë, 27 vjeç , ndërsa që Shqipëria e ka 24.5. Kësaj vlere i ka ndihmuar shumë edhe prurjet e reja që ka bërë trajneri Edi Reja.

Në 5 ndeshjet e fundit bilanci i Lituanisë është: 3 fitore, 1 barazim, 1 humbje
Shqipëria në 4 ndeshjet e fundit ka: 1 fitore, 2 barazime, 2 humbje

Droni 41′

Mediat serbe kujtojnë dronin: I paharruar