Skënderbeu zhyt në krizë Bylisin, Kastrioti e Apolonia barazim mes polemikash

Skënderbeu bën befasinë në Ballsh ndaj Bylisit, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 dhe të regjistrojë fitoren e parë në kampionat, pikërisht në javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Në “Adush Muça” përballeshin dy skuadra që nuk e kishin provuar ende shijen e fitores dhe mallakastriotët ishin më favoritë në letër, por në fushë parashikimet u përmbysën dhe ishte Skënderbeu që festoi marrjen e 3 pikëve.

Ballshiotët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe fillimisht goditën traversën me anë të sulmuesit Anthony Beji e më pas kërcënuan dy herë rrezikshëm me anë të Mehmetllarit, por portieri Dajsinani u shfaq në lartësinë e detyrës.

Nga ana tjetër Skënderbeu mbrohej me forca të shumta dhe zbriste në kundërsulme të shpejta, teksa në një moment ishte sulmuesi kryesor Mensah që provoi reflekset e portierit të ballshiotëve, Pano Qirko, i cili reagoi në mënyrë spektakolare dhe devijoi topin.

Goli i avantazhit për Skënderbeun erdhi në minutën e 70’, kur pas një topi që i doli disi me fat, sulmuesi shkodran Belajdi Pusi lëshoi një goditje spektakolare nga jashtë zonës dhe dërgoi sferën në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Qirko.

Me këtë fitore korçarët ngjiten në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Bylis mbetet në krizë rezultatesh, pasi përtej pritshmërive, ka regjistruar vetëm dy barazime në tre javët e para dhe duket larg formës së një viti më parë.

Shumë polemika në Kamëz, por në fund Kastrioti e Apolonia ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1, ndërsa fierakët janë më të zhgënjyerit, pasi episodet ishin në disfavor të tyre. Sfida mes të dy skuadrave ishte mjaft e luftuar, me Kastriotin që mori rolin e protagonistit, por nga ana tjetër Apolonia mbrohej mirë dhe zbriste rrezikshëm në kundërsulm.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, me Apoloninë që merr pikën e dytë radhazi, ndërsa Kastrioti ngec, pas një starti shumë të mirë në dy javët e para të kampionatit./supersport/

Berisha i papërmbajtshëm, shënon dy gola ndaj Zenitit (video)

Kombëtarja e femrave: Grima zbulon listën e lojtareve për ndeshjet kualifikuese