Skandaloze: Procesi Sportiv vajton humbjen e teniserit serb (video)

Procesi sportiv mbrëmë ka degjeneruar, duke bërë për protagonist një ish banor të Big Brother Albania dhe analist të vetquajtur sportiv i cili është paraqitur me një bluzë në përkrahje të tenistit serb, Novak Djokovic.

Bakalli ka thënë se është fans i zjarrtë i Djokovici-t, teniserit serb i cili dy ditë më parë humbi në finalen e Roland Garrosit ndaj Rafael Nadal.

Ai kafolur me superlativa për serbin, dhe familjen e tij.

Me insistimin e Edi Manushit (moderatorit te emisionit), ai ka zbuluar bluzën dhe mbishkrimin “NOVAK” si shenjë solidariteti me humbjen e tij.

“Unë do të dal pikërisht për këtë (humbjen e Djokovic ndaj Nadalit). I shkruva diçka të atit të Novak dje përmes miqëve tanë dhe ai më dërgoi një përgjigjie shumë xhentile sot. Thash se do të jem tek Procesi ngase ata na kanë ndjekur edhe herën e fundit” – u shpreh ai.
Ndryshe, tenisti serb ka qenë protagonist në disa video ku këndohen , këngë nacionaliste serbe për Kosovën, që ishin shkak i shumë tentimeve për spastrim etnik mbi popullin shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=Pi7W2TTJSZ4&feature=emb_title

Alarmante: Pa 3 lojtarët kryesor, Kosova niset drejt Greqisë,

Trajneri i Greqisë: Kosovën e mposhtim më lehtë se Moldavinë