Shqiptari mban fjalim motivues për bashkëlojtarët, dhe i shënon 3 gola ekipit të Ibrahimoviçit

Astrit Selmani është një prej sulmuesve shqiptarë më në formë të momentit. Futbollisti që luan me Varbergs në Suedi ka fituar prej kohësh vëmendjen e opinionit sportiv falë performancave të zhvilluara në kampionat, shkruan sportekspres.

Së fundmi kanë ardhur edhe tre gola në fitoren me shifrat 5-2 ndaj Hammarby. Qartësisht Selmani ka marrë figurën e një lideri te Varbergs dhe përpara nisjes së ndeshjes ka mbajtur një fjalim që na kujton dikur momentin kur Lorik Cana shtronte përpara tij emra si Benzema dhe Ribery, të cilët e dëgjonin me vëmendje.

“Gradohet” kapiteni i U17, merr ftesë nga ekipi i shpresave

Kreu i FSHF-së dekorohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga UST