Shqiptarët në Maqedoni: fiton Renova, barazon Shkëndija, mundet Shkupi

aSport– Golat e Argjend Gafurit dhe Remzi Selmanit i kanë dhënë fitoren 2-0 Renovës në ndeshjen e luajtur në stadiumin e qytetit të Tetovës. Skuadra tjetër e të njëjtit qytet, Shkëndija, është ndalur në një barazim 1-1 jashtë fushe ndaj Bregalnicës. Golit të Todorovskit për kuqezinjtë i është përgjigjur Velinov për skuadrën vendase. Rezultat zhgënjyes për Shkupin, i cili u mund me rezultatin 2-1 nga Pobeda. Për shkupjanët golin e vetëm e realizoi Muharem Bajrami.

Pas kësaj jave skuadrat shqiptare kanë këtë pozicion në tabelën e renditjes: Renova me 8 pikë në vendin e katërt, Shkëndija e gjashta me një pikë më pak ndërsa në situatën më të vështirë ndodhet Shkupi që ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Shkëndija dhe Shkupi kanë ende një ndeshje për të zhvilluar, pikërisht përballjen mes tyre, e cila u shty për shkak të impenjimeve europiane të tetovarëve.

You must be logged in to post a comment Login