Shqipëria U-19 fiton minimalisht me Gjibraltarin

aSport – Talentet shqiptar të drejtuar nga Arjan Bellai kanë marr tre pikët e para në kualifikueset për Europianin që do të luhet vitin që vjen në Gjeorgji.

Takimin e fundit në grup, Shqipëria U-19 e luajti përballë rivalëve modest të Gjibraltarit.

Dueli i fundit i Grupit 4 u vendos prej vetëm një goli të Agim Zekës. Talenti 18-vjeçar i akademisë së Skënderbeut shënoi që në minutat e para një gol me të majtën.

Kjo fitore nuk shërbeu kuq e zinjve për të kaluar në “Elite Round” pasi e mbyllin grupin në vendin e tretë. Gjermania kualifikohet e para me pikë të plota, e ndjekur nga Irlanda të cilën e mposhti 4-0 sot në “Niko Dovana” të Durrësit.

You must be logged in to post a comment Login