Shqipëria U-17 mundet 1-0 nga Italia

aSport– Shqipëria e nën 17 vjeçarëve ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit të grupmoshës. Në stadiumin “Bruno Benelli” të Ravenës, kuqezinjtë e vegjël janë mundur 1-0 nga bashkëmoshatarët e tyre italianë. Golin për të kaltërit e shënoi Merola në minutën e 62’ të takimit.

Skuadra e drejtuar nga Dzemal Mustedanagić, ndeshjen e radhës do e luajë ndaj Serbisë më 28 tetor, ora 11:00, në stadiumin “Bruno Buçi”.

Në ndeshjen e sotme, këta ishin lojtarët e aktivizuar për Shqipërinë:
Sinani; Rama (kapiten), Kalaj, Pjetri, Lico (63′ Lekaj); Kumbulla; Doda (57′ Isufi), Lakti, Kraja, Gavazaj; Oshafi (41′ Marishta).

 

You must be logged in to post a comment Login