Shqipëria në fat, Balaj sjell fitoren

aSport – Ishte një krosim fantastik i Memushaj që solli golin e parë të Shqipërisë në Europian dhe duhej një tjetër i tillë për të zgjidhur një ndeshje të vështirë kundër Maqedonisë në ndeshjen hapëse të Rusi 2018.

15 minutat e mbetura, të luajtura ditën e sotme vazhduan me të njëjtën mënyrë siç u mbyllën 75 të parat dje, me Shqipërinë pa shumë ide në lojë dhe me shumë vështirësi për të krijuar. U desh një goditje dënimi e krosuar nga mesfushori i Pescara-s për të sjellë golin, që për koinçidencë e shënoi ai që nisi rrugëtimin drejt Euro 2016, Bekim Balaj.

Minutat e fundit sollën dhe nga një rast për secilën skuadër, por gjithçka mbaroi me fitoren minimale dhe me fat të Shqipërisë.

Sfida e dytë do jetë kundër Lihtenshtajnit në tetor, përpara se të presim ish-kampionët e Botës Spanjën.

You must be logged in to post a comment Login