Shqipëria e pamposhtur në start, asnjë humbje prej 16 vitesh

aSport – Nëse kërkon një bast të sigurtë, atë e ke një herë në dy vite. Shqipëria është e pamposhtur në startin e një fushate eleminatore prej plot 16 vitesh, qoftë ajo për Europian apo për Botëror.

Humbja e fundit daton në 2 shtatorin e vitit 2000, kur kuq e zinjtë mposhteshin 2-1 në Finlandë. Që prej asaj dite, në 8 ndeshje të luajtura në start, Shqipëria nuk njeh humbje, duke numëruar 4 fitore dhe 4 barazime.

2002 : Shqipëri 1-1 Zvicër
2004 : Shqipëri 2-1 Greqi
2006 : Bjellorusi 2-2 Shqipëri
2008 : Shqipëri 0-0 Suedi
2010 : Rumani 1-1 Shqipëri
2012 : Shqipëri 3-1 Qipro
2014 : Portugali 0-1 Shqipëri
2016 : Shqipëri 2-1 Maqedoni

You must be logged in to post a comment Login