Shqipëri – Norvegji: FSHF merr 60 mijë kërkesa për bileta!

575726_421670404598861_1877844464_n

aSport – Federata Shqiptare të Futbollit, ka marrë  mbi 60.000 kërkesa për bileta në një stadium që nuk mban më shumë se sa 18 mijë shikues!

Një burim i mirëkonfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka  thënë  se të gjitha institucionet shtetërore kanë dërguar kërkesa të shumta në FSHF, çka e detyron atë  që të bëjë një seleksionim të tyre. Biletat për institucionet më të rëndësishme shqiptare, duke futur të gjitha Ministritë, Komisionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Gjykatën, Prokurorinë, Parlamentin, po pse jo dhe ambasadat do të bëhen me planifikim.

Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se biletat për ndeshjen me Norvegjinë, e cila do të luhet më 7 qershor, në ora 20:30, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, do të dalin në shitje më 4 qershor. Çmimet e tyre janë të atilla 8000 lekë të reja në tribunën kryesore, 5000 lekë të reja në tribunat anash kryesores, 3000 lekë të reja D2, 2000 lekë të reja D1 dhe D3 dhe 500 lekë të reja C e E-ja.

Dhe pse janë çmime të kripura për xhepat e shqiptarëve, sidomos në këtë kohë krize të thellë financiare në të gjithë Botën, të gjithë duan të jenë të pranishëm në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, atë mbrëmje

You must be logged in to post a comment Login