Shqipëri-Izrael luhet në Elbasan

aSport – Vetëm pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit me një deklaratë zyrtare deklaronte se spekullimet se sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit do luhet në Elbasan Arena janë të pavërteta. Megjithatë, disa orë para sfidës është vendosur : Shqipëri-Izrael do luhet në stadiumin 13 mijë vendesh.

Shpjegimi i parë është se Uefa ka urdhëruar këtë ndryshim pas një inspektimi të stadiumit “Loro Boriçi”, duke dalë në përfundimin se arena e Shkodrës nuk plotëson kushtet e nevojshme për këtë sfidë. Megjithatë një shpjegim më i detajuar pritet në orët në vijim nga vetë FSHF.

You must be logged in to post a comment Login