Shkëndija “shpartallon” Vardarin

Të besuarit e Ernest Gjokës kanë mposhtur me rezultatin 5-1 Vardarin në transfertë. Një ndeshje spektakolare, ku fillimisht tetovarët e panë veten në disavantazh kur Popzlatanov, shënoi në minutën e 11’.

Megjithatë kuqezinjtë nuk u demoralizuan nga kjo dhe përmbysën rezultatin që pjesën e parë, ku shënuan Ramadani dhe Ahmedi.

Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Gjokës, që shënoi edhe 3 herë të tjera me Ahmedin, Ibraimin dhe Totren. Me këtë fitore Shkëndija shkëputet në vendin e parë, teksa pas javës së 9 ka grumbulluar 21 pikë, shkruan panorama.

Dobra nuk deshi të largohej nga Ipswich, ja vendimi i trajnerit

Drenica “shtang” Llapin, Prishtina goleadë ndaj Besës