Shiu shtyn Vllaznia-Kukësi

aSport– FSHF njofton se ndeshja Vllaznia-Kukësi, e vlefshme për javën e parë të kampionatit dhe e programuar për t’u luajtur nesër, është shtyrë për të enjten më 8 shtator, në orën 19:00.

Vendimi është marrë pas reshjeve të dendura të shiut, prej të cilave u ndërpre edhe përballja mes kombëtares tonë dhe Maqedonisë, takim ky i zhvilluar në “Loro Boriçi”, stadium që do të presë edhe sfidën Vllaznia-Kukësi dy ditë më vonë.

You must be logged in to post a comment Login