Seferi kërkon falje

Taulant Seferi ka kërkuar falje që nuk arriti që të ndihmonte skuadrën e që të merrte tri pikët sot përballë Lituanisë me rastet që shpërdoroi para portës. Në “SuperSport” ai komentoi paraqitjen e tij të parë si titullar, por edhe rastet e dyshimta të sfidës, ku gjyqtari i mohoi dy herë penallti kuqezinjve.

Jam shumë i mërzituar se djemtë e merituan fitoren. Kemi dominuar por fati nuk desh që të shënojmë gola. Jam shumë i mërzitur dhe dua t’u kërkoj falje çunave që nuk arrita të shënoj.

Mendoj se kam bërë superparaqitje se ishte ndeshja e parë si titullar. Unë besoj shumë te vetja dhe jam i bindur se do të bëj shumë gola në të ardhmen. Por mendoj se duhet të kërkoj falje që nuk shënova rastin e tretë që kisha. Besoj se kombëtarja mund të shohë për një të ardhme më të mirë me grupin që kemi.

Prekjet me dorë në zonë? Mendoj se ishte 100% penallti se goditi topin me dorë të hapur. Arbitrimi ishte katastrofik sonte, ndaj them se e kemi merituar fitoren 100% dhe nuk e meritonim të dilnim me barazim nga kjo ndeshje°, tha Seferi.

Jupi: Kemi lojtarë për vendin e parë në grup

Gianni de Biasi, viziton shtëpinë e futbollit