Sahiti: Ja kujt ja dedikojmë fitoren

Kosova fitoi sonte 1-0 ndaj Moldavisë në një lojë jo shumë e mirë.

Pas ndeshjes, trajneri Muharrem Sahiti u deklarua në lidhje me këtë ndeshje, të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës.

“Kjo na u ka dashtë pas një viti shumë të vështirë dhe ndaj një kundështari direkt për të qëndruar në këtë grup”

“Patëm raste, mundësi. Kundërshtarin nuk e lejuam të krijojë asgjë, nuk shfrytëzuam rastet e masandej na u vështirësuan gjërat sidomos pas kartonit të kuq”

Kjo fitore do të na ndihmoj në aspektin psikologjik, pasi dihet situata dhe Covid që na ka dëmtu dhe penalizu më së shumti neve, uroj të kalon koha e pandemisë, të jemi komplet dhe vitin e ardhshëm të fillojmë më mirë ka thënë ai.

“Kjo fitore i dedikohet Bernardit selektorit dhe i urojmë shërim të shpejtë”, përfundoi Sahiti

Fitore e zbehtë e Kosovës, vendos goli i Kastratit (video)

Trajneri i Moldavisë: Edhe Aliti duhej të dilte me karton të kuq