Rroca: Ëndërroj ftesën nga Kombëtarja

“Jam ambientuar shumë mirë dhe më vjen mirë që sot arrita të shënoj edhe gola. Luanim përballë një kundërshtari shumë të fortë, që ashtu si ne pretendon ngjitjen nē elitë, ndaj fitorja na gëzoi dyfish. Jam i lumtur që jo vetëm morëm maksimumin, por shënova dy gola, që do të më shërbejnë edhe më shumë në aspektin moral.

Jemi sërish bashkë dhe e vërteta është që Abazajn e kam marrë unë me vete në të tre skuadrat, pasi kam shkuar para tij edhe te Luftëtari, edhe te Kukësi, por edhe këtu. Pikërisht për këtë Kristali më ka premtuar që kur të ndërrojë skuadër herë tjetër, do më marrë me vete.

Ka shumë lojtarë në Superiore, që mund të luajnë fare mirë këtu. Nuk dua të them emra, por disa futbollistë të Kukësit do të përshtateshin shumë mirë këtu.

Të them të drejtën e pres një ftesë nga Kombëtarja dhe e kam ëndërr, por jam i përqendruar të bëj maksimumin me klubin dhe të rritem sa më shumë. Kombëtarja është aty dhe ka nevojë për lojtarë të mirë, ndaj nëse unē jam në formë, do të vijë edhe thirrja.

Negociatat me drejtuesit e Istanbulspor unë i kam nisur shumë më herët se para se të vija këtu dhe gjatë kësaj kohe kam folur vazhdimisht edhe me trajnerin. Pata ardhur edhe në Turqi për të folur nga afër me trajnerin, por edhe këtu na kanë pritur shumë mirë si mua, edhe Abazajn.

Numri 61? Presidenti i skuadrës është nga Trabzoni dhe prefiksi i këtij qyteti është 61. Ishte presidenti që shprehu dëshirën të mbaja këtë numër dhe unë ia plotësova.

(Video)/ Mesfushori shqiptar, shënon supergol në Rumani

Ndeshja e Barcelonës ne Champions me arbitër shqiptar