Rrahmani: Nëse vazhdojmë kështu, kthehemi në rrugë të duhur

Futbollisti kosovar Amir Rrahmani, ka komentuar akordimin e penalltisë për Slloveninë, duke thënë se edhe po të mos ishte e “ngjitur” dora e Fidan Alitit, nuk pati lojtarë përreth tij.

Rrahmani akordimimin e penalltisë e quajti veprim për të dalë në qëndër të vëmendjes, ndërsa ka shtuar se ishte ndër ndeshjet më taktike të luajtura.

“Ka qenë ndeshje me koncentrim të madh dhe të gjithë kemi dhënë maksimumin. Nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi në rrugën e duhur. Është ndeshja e fundit dhe besoj se do ta fitojmë kundër Moldavisë. Nëse luajmë kështu, fitorja nuk do të jetë e diskutueshme. Synojmë fitoren për të mbetur në Ligën C të Ligës së Kombeve”, ka thënë Rrahmani.

Reja: Kjo fitore është e pavlerë nëse nuk fitojmë me Bjellorusinë

Abrashi: Ka kush më zëvendëson, ndaj Bjellorusisë finale