Rishfaqet Dhima: Kam jetuar në Himarë, nuk kam lidhje me shqiptarët

Shtangisti, ish-kampion bote, në një rrëfim për mediat greke, për historinë e fëmijërisë dhe fillimet e karrierës së tij në Shqipëri, ka saktësuar origjinën e tij, në përgjigje të një shkrimi nga një gazetare greke pak ditë më parë.

Dhima thekson se është grek i lindur në Shqipëri, e në një intervistë me gazetarin Dimitris Danikas, ai tregon se është rritur nga gjyshja e tij që jetonte në Himarë.

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, – tregon Dhima.

“Kam ardhur në Greqi në 7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç”, ka treguar ai më tej.

Moderatorja “fsheh” lidhjen me xhudistin, sepse ka frikë…

Tysoni shqiptar kundër rusit, mësohet data e meçit