Reja: Kemi 10 lojtarë të rinjë të cilëve ju besoj shumë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Lituaninë.

Reja u ndal tek prurjet e reja “10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë. Në këtë këndvështrim, pres një performancë mjaft të mirë nga të rinjtë edhe nesër. U besoj shumë dhe jam i bindur që do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë”.

75 vjeçari tha se Lituania është ekip i fortë me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtë gjë ta ushtrojë dhe nesër.

Vojvoda: Kemi ardhur për fitore

Berisha: Ja çfarë nuk duhet të lejojmë ndaj Lituanisë