Reja: “Përse e vështirësuam kaq shumë situatën? Ju e dini formën e lojtarëve tanë dhe gjendjen e tyre. Kemi shumë futbollistë që nuk luajnë në klubet e tyre, që nuk aktivizohen. Memolla ka një muaj që nuk luan, Ismajli ka dy muaj që nuk luan, Gjasula që nuk po luan dhe Veseli që ka përfunduar në stol në klubin e tij. Por ne kemi luajtur tre ndeshje në pak ditë dhe i kemi fituar të treja. Ata ishin më mirë fizikisht dhe kjo u ndie. Nuk gjej kritika dhe duhet të komplimentoj djemtë që treguan se e duan Kombëtaren, treguan shpirtin e duhur.
Për t’u vlerësuar është debutimi i shumë lojtarëve të rinjë si Broja, Kallaku, Selahi. Gjimshiti ka bërë dy ndeshje të shkëlqyera, sot ka mbajtur gjithë mbrojtjen në këmbë. Nëse nuk do të ishin këta veteranë, do të gabonin edhe të rinjtë.