Reja: Cikalleshi mi zgjidh problemet te Shqipëria, po vëzhgojmë fëmijët 14-15 vjeç

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja u ndal së fundmi për të dhënë një intervistë për kombëtaren kuqezi dhe kampionatin italian. Për Radio “Anch’io”, tekniku veteran vlerësoi sulmuesin e kuqezinjve Sokol Cikalleshin si njeriun që ka zgjidhur problemet e golave te Shqipëria.

Nga ana tjetër, Reja vlerësoi maksimalisht Milanin e trajnerit Pioli si dhe teknikun e Italisë Roberto Mançini. Më tej, 75-vjeçari krahasoi dy yjet e Serisë Ibrahimoviç dhe Ronaldo. Sipas tij, suedezi është më karizmatik pasi lufton më tepër ekipin, ndërsa sulmuesi juventin është më tepër individualist.

“Lojtari i momentit te Shqipëria – Cikalleshi është futbollisti që më zgjidh problemet e mia. Në Turqi nuk shënon shumë, por kur vjen te kombëtarja ai transformohet. Por, nuk u heq meritën të tjerëve, të cilët po bëjnë mjaft mirë.

Shqipëria në Ligën B të Ligës së Kombeve – Jemi ngjitur një kategori më sipër, ku do të përballemi me ekipe më të forta. Kjo do të na ndihmojë të rritemi më shumë, duke patur parasysh se në mars nisin kualifikueset për Kupën e Botës.

Lojtarë rinj shqiptarë në Itali – Në Itali ka shumë të rinj shqiptarë që janë regjistruar si futbollistë.  Janë rreth 13 mijë veta. Po vëzhgojmë fëmijët e moshave 14-15 vjeç. Por tani jemi në vitin zero, sepse gjithçka është kthyer nga fillimi.

/panorama/

Edi Rama përkëdhel Mihajloviqin, njërin prej nacionalistëve me të tërbuar serb

Dobra: Nuk do e harroj golin kundër Greqisë