Publikohen vazot: Mund të kemi përballje Shqipëri – Kosovë

Janë përcaktuar vazot, për kualifikimet e botërorit 2022 që pritet të mbahet në Katar.
Shorti i cili pritet të tërhiqet në muajin dhjetor 2020, pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve do të përcaktoj edhe skemën zyrtare të vazove kualifikuese.
Sipas grafikonit të publikuar (pjesa e shteteve qe jane të hijëzuara me të gjelbërt e kanë të siguruar qëndrimin në atë vazo, ndërsa ato më të bardha, varësisht nga ndeshjet e nëntorit mund të pësojne ndryshime, të ngjiten ose të bien.
Ndryshe sipas këtyre statistikave, Shqipëria edhe më tutje vazhdon të jetë në vazon e pestë, ndërsa Kosova bën pjesë në vazon e peste.
Në bazë të kësaj, mund të kemi edhe përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikimet e ardhshme.

Zyrtare: Mesfushori i Kombëtares bëhet me klub të ri

Superliga: Java e derbit Gjilani – Drita