Pse nuk u bë publike lista e U-21?

aSport– Sot kombëtarja jonë shpresa luan ndaj Izraelit ndeshjen e fundit eleminatore për Europianin e grupmoshës por për të mësuar emrat e futbollistëve që ka në përbërje Shqipëria U-21, duhen kontaktuar vetë lojtarët ose duhet marrë informacioni nga profilet e klubeve në rrjetet sociale.

FSHF, si organi përgjegjës për skuadrat kombëtare, në asnjë prej kanaleve zyrtarë të komunikimit nuk e ka bërë publike listën e të përzgjedhurve nga trajneri Redi Jupi.

Dakord që kombëtarja e madhe luajti me Spanjën dhe kur në Shqipëri vijnë mysafirë të këtij niveli akoma më e përsosur bëhet mikpritja, por ky nuk është justifikim kur bëhet fjalë për të lënë në harresë ata lojtarë që pritet në një të ardhme të afërt të furnizojnë skuadrën e parë.

You must be logged in to post a comment Login