Prishtina mposhtë Llapin, Trepça 89 bën detyrën ndaj Besës

Fitorja e dytë radhazi për Prishtinën në kampionat dhe e treta në 4 ndeshjet e fundit me skuadrën kryeqytetase që ka gjetur ritmin e duhur në këto javë të fundit duke qëndruar aty në vendin e 4-t, ende në garë për titullin. Në javën e 14-të, skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi 0-2 në transfertën e Podujevës ndaj Llapit duke fundosur gjithnjë e më shumë në renditje Llapin që pozicionohet në vendin e parafundit me 8 pikë. Një 11-metërsh i humbur nga ishi i madh i kësaj sfide Ahmed Januzi në minutat e para i ndryshoi rrjedhën takimit në favor të Prishtinës që realizoi dy herë në pjesën e dytë me Endrit Krasniqin dhe Leotrim Kryeziun. Një fitore të rëndësishme mori edhe Trepça ’89 që e largoi akoma edhe më shumë nga fundi i renditjes. Në Mitrovicë Trepça ’89 mposhti me rezultatin 4-2, Besën e Pejës që pozicionohet në fund të renditjes me 6 pikë. 2-golëshat e Berishës dhe Darwish nderuan vendasit që me këtë fitore u ngjitën në kuotën e 17 pikëve.

Covid19: Përkeqësohet gjendja e trajnerit të Kukësit, transferohet me urgjencë në Turqi

Fitojnë Partizani dhe Kastrioti, Bylis ndal Tiranën!