Prishtina triumfoi më vështirësi 2-1 përballë Ballkanit në javën e 18-të të Superligës së Kosovës falë një goli të minutave të fundit të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Besnik Krasniqi. Një penallti e kontestuar nga skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, që humb terren ndaj Dritës për kreun e klasifikimit.
Otto John e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 45-të, pasi u shërbye nga Abazi. Gjithsesi, në momentet e fundit të pjesës së parë Visar Berisha ktheu ekuilibrin në rezultate, duke shënua me kokë.
Skuadra e Zekirija Ramadanit u shfaq me tjetër ritëm në pjesën e dytë, gjithsesi golin do ta gjente në minutën e fundit të kohës së rregullt me 11-metërsh.
Llapi e ka mundur 3:2 Feronikelin, duke e regjistruar fitoren e tretë radhazi, falë të cilës largohet nga zona e rënies nga Superliga për herë të parë këtë sezon.
Gjen vazhdimësinë e rezultateve Llapi, që iu imponua me rezultatin 3-2 Feronikelit në Podujevë. Për skuadrën e drejtuar shënuan për fitoren e tretë radhazi Bujar Idrizi, Sava Gardasevic dhe Arbnor Ramadani. Për Feronikelin shënoy dy herë Marko Simonovski, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e ekipit nga Drenasi.
Llapi i largohet fundit dhe shkon në kuotën e 20 pikëve, dy më shumë se vendi i parafundit që mbahet nga Drenica.
Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për skuadrën e Batatinës, e cila gjendej në vështirësi të mëdha në fillim të sezonit.
Skuadra e Klodian Duros, ndërkohë, mbetet në vendin e pestë me 23 pikë./supersport/