Prishtina e Drita ndajnë pikët

Një penallti e realizuar nga Gerbeshi 6 minuta para fundit i hoqi mundësinë Prishtinës të merrte tre pikë të arta në sfidën e prapmbetur përballë Dritës. Skuadra e Zekerija Ramadanit gjithsesi ia hoqi mundësinë skuadrës gjilanase për t’u shkëputur në krye të renditjes edhe pse pengu i Prishtinës është që nuk mori tre pikët. Krasniqi në minutën e 39-të  i dha fillimisht epërsinë Prishtinës, avantazh të cilin skuadra kryeqytetase e ruajti deri në minutën 84-t kur Gerbeshi realizoi penalltinë. Me këtë barazim Drita shkoi në +3 nga Gjilani i vendit të dytë ndërkohë që Prishtina mbetet në vendin e 3-të me 32 pikë./supersport/

“Rilind” Balaj, sërish shënon në Austri

Selahi tregon për ftesën e Belgjikës dhe se si zgjodhi Shqipërinë