Pirro Dhima:Nuk jam shqiptar!

Pirro Dhima ka korrigjuar një gazetare greke e cila iu referua këtij të fundit si peshëngritës me origjinë nga Shqipëria.

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, kjo ka qenë përgjigja që Dhima i ka dhënë gazetares Elena Akrita lidhur me artikullin që kjo e fundit kishte shkruar për Agimin e Artë.

Shtangisti, ish-kampion bote, ka mbajtur qëndrim të fortë kundër organizatës neo-naziste që arriti të hynte edhe në parlamentin grek.

Në artikullin e saj, gazetarja e përshkruante Piro Dhimën si “kampioni ynë me origjinë shqiptare”.

“Kujtojmë Piro Dhimën në 2014, kur deputeti Nikos Michos ngrihet dhe kërcënon të godasë me shuplakë Petros Tatsopulos, Dhima në atë kohë deputet i PASOK ngrihet në këmbë dhe i bllokon rrugën, duke i thënë, mos të bëjë as edhe një hap tjetër. Kampioni ynë me origjinë shqiptare në atë moment i dha një leksion demokracie parlamentit grek”, shkruante Akrita.

Megjithatë, duket se Dhima nuk e ka pritur mirë këtë dhe ka replikuar menjëherë.

Në mesazhin tij dërguar gazetares, Dhima thekson:

“Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare, jam një grek i lindur në Shqipëri. Një fëmijë i pakicës. Sigurisht që besoj se është e paqëllimshme ajo që keni shkruar. Gjithsesi doja ta theksoja.” /abcnews.al/

Berisha: Ja çfarë nuk duhet të lejojmë ndaj Lituanisë

Kaos total te Kosova, menaxheri Shala shfryn ndaj gazetarëve (video)