Për të gjetur formën : Ajeti pranë huazimit

aSport – Mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti mund të jetë drejt huazimit këtë merkato dimri, pasi pas dëmtimit të gjatë, “heroi” i Euro 2016 duket se ka probleme të gjejë formën fizike. 23-vjeçari nuk ka luajtur akoma asnjë minutë me Torino-n këtë sezon dhe trajneri Mihajlovic duket se nuk preferon akoma të japë shqiptarit mundësinë e shumëpritur.

Për këtë, sipas “Tuttosport”, klubi dhe lojtari po mendojnë mundësinë e një huazimi në merkaton e dimirit dhe të interesuarat janë Pescara dhe Crotone. Të dyja ekipet luftojnë për mbijetesë dhe do kishin nevojë për një përforcim në mbrojtje. Mbase kolonia shqiptare e Pescara-s do ndikojë në zgjedhje. Me Ajetin do bëheshin katër!

You must be logged in to post a comment Login