Partizani-Skënderbeu luhet të dielën në Elbasan

aSport– Janë zyrtarizuar më në fund dita dhe orari i ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Përballja më e rëndësishme e javës së nëntë të kampionatit do të luhet të dielën e 30 tetorit, ora 17:00, në Elbasan Arena.

Pasi u përfol hipoteza e zhvillimit të takimit në “Selman Stërmasi” dhe u ndryshua dy herë dita e ndeshjes, më në fund organizatorët kanë dalë në vendimin përfundimtar.

Dy skuadrat i ndajnë vetëm 2 pikë në tabelën e klasifikimit: Skënderbeu renditet i pari me 19 pikë, ndjek Partizani me 17 të tilla.

 

You must be logged in to post a comment Login