Partizani kap kreun me poker golash, Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë!

Fitore spektakolare të Partizanit dhe Kukësit në dy sfidat që mbyllën javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë dhe verilindorët shënuan nga 4 gola në sfidat respektive ndaj Skënderbeut dhe Vllaznisë. Ishte një Partizan madhështor ai që zbriti në fushën e Elbasan Arenas ndaj korçarëve. Falë një pokeri golash, njëri më i bukur se tjetri, Partizani triumfoi 4-0 dhe u ngjit në krye të kampionatit sëbashku me Vllazninë në kuotën e 10 pikëve. Pikërisht shkodranët u mposhtën pas një dueli spektakolar dhe emocionues ndaj Kukësit në Loro Boriçi me shifrat 2-4. Për t’u kthyer te sfida e Partizanit, skuadra e Dajës gjeti shumë shpejt golin me të përhershmin Jurgen Bardhi pas vetëm 7 minutash lojë. Në të 21-ën Esat Mala ishte thjeshtë i përkryer teksa realizoi një gol spektakolar me një goditje standarte. Në fundin e pjesës së parë gjeti golin edhe Lucas Cardoso duke vulosur fitoren e Partizanit pas vetëm 45 minutash. Në fraksionin e dytë kishte vend edhe për finalizimin e Solomon me Dajën që përveç fitores pa tek shënonin edhe të gjithë sulmuesit.

Ishte një kartolinë për futbollin shqiptar sfida e Loro Boriçit mes Vllaznisë dhe Kukësit. U duk se gjërat do të shkonin në favor të shkodranëve kur Dunga realizoi pas vetëm 4 minutash lojë. Por shumë shpejt në minutat 14 dhe 22, Agim Ibraimi tregoi veten duke realizuar dy herë fillimisht me aksion dhe më pas me penallti për të kaluar Kukësin në epërsi. Verilindorët gjetën edhe golin e 3-të që ishte edhe i pari në kampionat për sulmuesin Eze në minutën e 75-të. Vllaznia rihapi sfidën me Ardit Hoxhajn, 5 minuta para fundit por të vulosur fitoren e Kukësit mendoi Vesel Limajn që në minutat e fundit të shtesës shënoi edhe të 4-in. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Kukësin që u ngjit në kuotën e 7 pikëve dhe u afrua me kreun ndërkohë që Vllaznia pësoi humbjen e parë në kampionat./supersport/

Tirana ngec sërish, Laçi fiton me goleadë

Foto Lajm: Ja si i shikon ndeshjet Gega nga spitali në Turqi