Otto John: Zgjedh të luaj për Kosovën para Nigerisë

Në një intervistë të dhënë për “RTV Dukagjini”, Oto John, ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket përfaqësueses ka vendosur Kosovën përpara Nigerisë.

“Po sigurisht, sa herë do te merrja ftesë për të luajtur për Kosovën, padyshim që do ta pranoja atë. Është një vend ku e kuptoj si luajnë futboll si dhe i njoh njerëzit aty dhe do e pranoja ftesën me kënaqësi. Gjithashtu është një mundësi e mirë për ta prezantuar vendin, do të ishte nder.

Do pranoja që të luaja edhe për Nigerinë, por kam qëndruar gjatë në Kosovë dhe nëse do të zgjidhja mes tyre, do të zgjidhja Kosovën. Do të jepja shumë për ta nëse do të më pranonin”, u shpreh Oto John.

Ndeshja kishte nisur, Salihi në telefon

(Video) UEFA ka zgjedhur golin e Kosovës, më të mirin e raundit