Operohet Mihaj, ja sa do të mungoj

Një lëndim i vështirë për mbrojtësin, që vjen para ndeshjeve të nëntorit të kombëtares. Mjekët vlerësuan se duhet një ndërhyrje dhe ditën e sotme Mihaj është operuar në Villa Stuart në Romë.

Burime për Abcnews.al raportojnë se operacioni fatmirësisht ka shkuar mirë dhe tashmë nis një tjetër fazë e vështirë fizikisht dhe mendërisht për mbrojtësin. Ai do fillojë seancat e rikuperimit, që pritet të zgjasin rreth 3 muaj.

Lajm i dhimbshëm për mbrojtësin, që po luante titullar me PAOK dhe kishte fituar edhe ftesë nga trajneri Reja në kombëtare në ndeshjet e tetorit. Tani do duhet të ndalojë dhe të humbasë një pjesë të mirë sezonit.

Loshaj shënon super gol në Poloni (video)

Tjetër dëmtim për mesfushorin e Kombëtares