Objektivi i Cikalleshit: Thyerja e rekordit të Bogdanit

Shqipëria fitoi 3-2 ndaj Bjellorusisë dhe ia doli ta mbyllte në vend të parë grupin 4 të Ligës C në Nations League. Sokol Cikalleshi shënoi dy golat e parë të kuqezinjve, ndihet i lumtur për fitoren dhe ndeshjen e tij dhe prek disa tema gjatë prononcimit të dhënë për Supersport.

“Sot ishte ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në moment të mirë si në kombëtare dhe në Turqi. Po punoj fort ta ruaj ritmin, jam shumë i lumtur dhe do bëj dyfishin e punës për të qëndruar në të tilla nivele.Ky grup ishte me ekipe poshtë nivelit tonë, përveç Bjellorusisë. Jam akoma larg rekordit, të mos ëndërroj. Mund të jem objektiv në të ardhmen, por respekt për Erjonin (Bogdani) që është në vend të parë. Nuk e mban pa meritë atë vend.Pa nënvlerësuar askënd nga ekipet, duhet të kisha shënuar më shumë. Erjoni është nga ata persona që do jetë i kënaqur për cilindo që do e arrijë rekordin e tij. Ai që do i afrohet dhe do e thyejë rekordin e tij, do e kënaqë Erjonin.

Reja: Gjimshiti e mbajti mbrojtjen në këmbë

Klubi i Serie A uron Shqipërinë për kalimin në ligen B