Nuk luaj për Kosovën, derisa është trajner Challandes

Mesfushori i Dinamo Zagreb Lirim Kastrati, duket se mllefin me aktivizimin e pakët e ka me trajnerin Bernard Challandes.

Lajmi bëhet i ditur nga “Periskopi”. Fakti që nuk është aktivizuar mjaftueshëm në sfidat e Kosovës (16 minuta ndaj Maqedonisë së Veriut, 13 minuta kundër Sllovenisë).

Megjithëse ai ka pranuar të jetë zgjedhje e tretë pas Milot Rashicës dhe Lirim Zenelit, fakti që nuk është aktivizuar si titullar edhe kur dy lojtarët e tjerë kanë munguar ose nuk kanë qenë në dispozicion, minutazhi i pakët e ka lënë të pakënaqur futbollistin e kampionëve të Kroacisë, i cili po mendon vendimin ekstrem të mos u përgjigjet pozitivisht ftesave të teknikut Shaland në të ardhmen.

Ish futbollisti i Renovës kritikon ashpër Zhegrovën(video)

Gega: Ja kush është lojtari më i mirë i Shqiperisë