Njeriu i momentit për Istanbulspor: Pres ftesë nga Reja

Fantazisti Eduart Rroca vijon të shkëlqejë në ligën e dytë turke, pasi dje shënoi dy gola dhe asistoi një të tretë, por skuadra e Istanbulspor shpërdoroi avantazhin e trefishtë dhe nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Bursaspor.

Mbrëmjen e djeshme fantazisti ishte i ftuar në lidhje direkte nga Stambolli, në emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku bashkëbisedoi me moderatorin Glend Tafaj dhe të pranishmit në panelin e studios.

Një ndeshje si protagonist për ju personalisht, por zhgënjyese për rezultatin që mori skuadra…
Nuk kemi fjalë të shpjegojmë se si shkoi ndeshja nga 3-0 në 3-3. Shënuam 3 gola dhe menduam se ndeshja mbaroi, por kur e nënvlerëson lojën, aty e pëson. Kur merr goditje të shpejta është e vështirë për ta menaxuar situatën.

Si ju kanë pritur ty dhe Abazajn te Istanbulspor?
Na kanë pritur shumë mirë që kur kemi ardhur dhe kanë besuar te aftësitë tona. Jemi ne, lojtarët që duhet të bëjmë diferencën në skuadër, pasi lojtarët e tjerë kanë qenë më përpara në këtë skuadër.

Cili është objektivi i skuadrës për këtë sezon?
Shpresoj që të ngjitemi me skuadrën në Superligën turke. Duam që ndihmesa jonë të bëjë Istanbulsor të ngjitet në Superligë, pasi ky është objektivi. Mendoj se do të jemi në 6 vendet e para të klasifikimit dhe kam shumë besim se do ia dalim.

E prisni një ftesë nga Kombëtarja në muajin mars?
E kam thënë që e pres ftesën nga Kombëtarja dhe nëse ndodh pse jo. Kur një lojtar luan në një kampionat cilësor, pse mos të vijë ftesa. Nuk mendoj se unë jam në ligën e parë turke dhe ftesa nuk vjen. Shpresoj që të kem vazhdimësi që të arrij më pas në Kombëtare.

E keni ndjekur Kukësin këtë sezon?
Kukësi ka ndryshuar shumë, e kisha detyrim për të takuar trajner Gega dhe kam folur gjithë kohës me të. Kur doli nga spitali shkova për ta takuar Gegën dhe ngela një orë në trafik vetëm për ta takuar.

Ish mesfushori i Kukësi nuk ndalet, shënon dy gola në Turqi

Mediat italiane i thurin elozhe mbrojtësit shqiptar