Një tjetër shqiptar në Serinë A, Veseli shkon tek Empoli

aSport – Futbollit italian vazhdojnë t’i shtohen lojarët shqiptarë.

I fundit në radhë është Frederic Veseli, i cili iu bashkua ekipit të Empolit në Serinë A.

Sipas medieve italiane, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare firmosi për dy vjet, me mundësi rinovimi edhe për dy të tjerë.

24-vjeçari vjen nga zviceranët e Luganos, ku sezonin e shkuar u aktivizua në 33 ndeshje.

Me kombëtaren, futbollisti i lindur në Zvicër debutoi zyrtarisht në Kampionatin Evropian, në ndeshjen ndaj Francës ku kuqezinjtë u mposhtën 2-0.

You must be logged in to post a comment Login