Një tjetër shqiptar i bashkohet Kumbullës te Roma

Mbrojtësi shkodran do të ndryshojë ekip në merkaton e janarit ose atë të verës dhe e ardhmja e tij pritet të jetë te Roma. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, verdhekuqtë janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe në listën e dëshirave është edhe Hysaj.

Klubi kryeqytetas po e studion me kujdes situatën e shqiptarit te Napoli dhe po mendojnë ta afrojnë në verë me parametër zero, pasi në qershor Hysajt i skadon kontrata me klubin aktual. Megjithatë ekziston edhe mundësia që Roma të tentojnë ta afrojë mbrojtësin që në janar, duke bërë një ofertë me kosto të ulët.

Top transferet e dështuara në SerieA, në listë edhe 2 shqiptarë

Partizani thyen Kukësin, Tirana e Teuta ndajnë pikët(tabela)